Banka e Shqipërisë ka publikuar sot raportin e Vrojtimit të Biznesit dhe Konsumatorit sipas të cilit, “Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.9 pikë në muajin dhjetor 2021”, sipas të cilit del se biznesi dhe konsumatorët në Shqipëri kanë rritur besimin në përmirësimin dhe progresin e ekonomisë në vijimësi.
Banka e Shqipërisë (BSh) dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë, janë shprehur optimiste për pritshmërinë e rritjes ekonomike në vend.
Sipas BSh-së, sistemi bankar dhe ai financiar janë në gjendje të shëndetshme, ndërsa ekonomia është treguar rezistente ndaj pandemisë.
Teksa Ministria e Financave dhe Ekonomisw thekson se, “rritja ekonomike e pritshme për 2021 është përtej çdo parashikimi vendas apo të huaj, rreth 7.8 % në fund të vitit, një rritje ekonomike me bazë të gjerë, e cila përfshin të gjithë sektorët e ekonomisë”.
Ndonëse treguesi është rritur për të dytin muaj radhazi, ritmet e rritjes kanë qenë më të ngadalta sesa ato të përjetuara gjatë tremujorit të tretë, raporton atsh.
Sipas vrojtimit, rritja e TNE-së në muajin dhjetor u përcaktua nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë.
Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të dukshme, duke e ngadalësuar prirjen rritëse të TNE-së në këtë muaj. /ATSH/
Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7.62mm, Maqe...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga
Haradinaj përkrah protestën e studentëve në Shkup: Shqipja ë...
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...