Ish kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së Kadri Veselit për humbjen e nënës së tij.
Mustafa përmes një postimi në Facebook shkruan se dhimbja për humbjen e prindit është shumë e rëndë, e kjo rëndohet kur nuk ke mundësi të jesh afër, shkruan arbresh.info.
“E prita me dhimbje të thellë lajmin për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli. Humbja e prindit, është një moment shumë i rëndë, e veçmas kur nuk ke mundësi të gjendesh afër. Prandaj në këtë dhembje të madhe i shpreh ngushëllime z. Kadri Veseli, familjarëve dhe miqëve të kësaj familje të respektuar”, shkruan Mustafa./arbresh.info/
LEXO EDHE
I jepet lamtumira e fundit nënës së Kadri Veselit – Arbresh.info
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...