Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, bëri thirrje për zgjidhje paqësore të trazirave në Kazakistan.
Gjatë një bisede me homologun e tij kazak Mukhtar Tileuberdi ai po ashtu kërkoi që të ketë liri të medias.
Blinken “ritheksoi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për institucionet kushtetuese të Kazakistanit dhe për lirinë e medias dhe bëri thirrje për zgjidhje paqësore të krizës, duke respektuar të drejtat e njeriut”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.
Blinken shkroi në Twitter se ai zhvilloi një bisedë “konstruktive” me Tileuberdi.
Kjo bisedë mes dy zyrtarëve erdhi në kohën e rritjes së dhunës në qytetin Almati të Kazakistanit.
Në Kazakistan, për shkak të trazirave, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Rusia ka dërguar trupa për t’i ndihmuar autoritetet kazake që të shtypin protestat, të cilat janë më vdekjeprurëse në tre dekadat që prej se Kazakistani shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik./REL/
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...