Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i komisionit të rithemelimit të PD-së, Flamur Noka akuzoi Lulzim Bashën dhe Edi Ramën se e kanë kthyer selinë e PD-së në një burg.
“Erdhëm në seli, në shtëpinë tonë, për të zhvilluar një takim dhe një mbledhje në lidhje me agjendën që do të ketë grupi parlamentar dhe PD-ja për vitin 2022. Sot, PD-ja do të duhet të ishte një ambient festiv ku të gjenin veten të gjithë demokratët. Për fat të keq, Edi Rama e ka kthyer me pengun e tij, në një Alcatraz të kohëve moderne. Të gjitha dyert e mbyllura, gjithçka e blinduar, a thua se e ka kthyer PD-ja në një burg të sigurisë së lartë. Kjo është e turpshme, e neveritshme”, tha Noka, pasi ai dhe disa deputetë të tjerë të PD-së i gjetën të mbyllura të gjitha dyert për t’u futur në seli.
“Pengu i Edi Ramës mund të rrijë i vetëburgosur, si mënyra më e mirë që Rama të zgjasë jetën e pushtetit. Por Rama e ka gabim, kurrë nuk mund të burgosë shpirtin e lirë të demokratëve. Në datën 8, demokratët do të marrin frymë lirisht”. /A2/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...