
Komuna e Prishtines, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo:Atdhe Mulla.
Afati ligjor deri kur i mundësohet Prishtinës që të zgjedhë kryesinë e Kuvendit është 6 janari. Në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, kryeqyteti mund të shkojë në zgjedhje për asamble komunale.
Kështu e përcakton Ligji për Vetëqeverisje Lokale, sipas të cilit “kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë”. Rrjedhimisht i bie që, me 6 janar, përfundon afati ligjor për konstituimin e Kuvendit Komunal.
Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve, Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.
Asamblisti nga kjo parti Gëzim Sveçla deklaroi se zgjedhja e kryesuesit është përgjegjësi e Përparim Ramës.
“Është detyrë, përgjegjësi dhe obligim i kryetarit të sapo zgjedhur dhe partisë së tij LDK, që ta bëjnë konstituimin e asamblesë dhe rrjedhimisht është në duar të tyre që ta zgjedhin kryesuesin e Kuvendit”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sveçla.
Ende nuk dihet se kush është propozuar për këtë pozitë, meqë as LDK-ja e as PDK-ja nuk janë deklaruar karshi kësaj çështjeje.
LDK-së i nevojiten edhe të paktën 12 vota nga subjektet e tjera politike në Asamble për të zgjedhur kryesuesin e Kuvendit.
Publike mbetët vetëm ftesa që iu është bërë Arben Vitisë për udhëheqjen e Drejtorisë së Shëndetësisë, për çka Rama i LDK-së ende nuk ka marrë përgjigje.
Deri më tani është bërë publik vetëm emri i nënkryetarit Alban Zogaj dhe shefit të kabinetit, Vllaznim Osmani.
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...