Ky raport përfshinë analizat për tri komuna: Gjakovës, Gjilanit dhe Dragashit, ku përfshihet studimi bazë dhe përfundimtar në lidhje me shërbimet ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje/dhunës në baza gjinore për vitin 2012 – 2015.
Në këtë konferencë, në cilësinë e panelistes ishte prezent edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila e cila prezantoi raportin mbi të dhënat për rezultatet e arritura në fushën e shërbimeve për mbrojtjen e të mbijetuarave nga dhuna në familje në këtë komunë gjatë këtyre tri viteve.
Ajo ka theksuar se Komuna e Gjakovës ka aktivizuar rolin e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje duke qenë shumë aktive në përfshirjen e të gjitha institucioneve dhe organizatave që janë pjesë e këtij mekanizmi si Komuna, Policia, Gjykata, Shtëpia e Sigurt, etj, të cilët kanë një bashkëpunim shumë të ngushtë për luftën kundër dhunës në baza gjinore.
“Komuna e Gjakovës ka arritur që të jetë e para në implementimin e buxhetimit gjinor për vitin 2015, si dhe janë krijuar shumë bashkëpunime me organizata të ndryshme të cilat kanë kontribuar në vetëdijesimin për luftën kundër dhunës në familje”, ka theksuar ndër të tjera kryetarja e Gjakovës.
Në këtë konferencë morën pjesë Andrew Russell, Koordinator për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Lirak Çelaj, Koordinatori Kombëtar mbi Dhunën në Familje / Zëvendës Ministër i Drejtësisë dhe Flora Macula, Shefe e Zyrës së UN Women në Prishtinë.
Rekomandimet e dala nga kjo konferencë do të shërbejnë si shembull për të gjitha komunat tjera për praktikat me të mira në nivel lokal në fushën e Dhunës në Familje.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...