Bill Gates ka zbuluar se ata që merren me shkencë, inxhinieri dhe ekonomi do të jenë më të kërkuar gjatë vitit 2022.
Sipas Gates, njerëzit që merren me këto profesione do të jenë “agjentë të ndryshimit”, transmeton portal arbresh.info
“Njohuritë bazë në shkencë, matematikë dhe ekonomi do të jenë çelësi për të arritur në karrierë”, tha Gates.
Siç ka shpjeguar ai, nuk duhet të jesh ekspert në programim, thjesht duhet të kesh aftësinë për të menduar ashtu siç bëjnë ekspertët e këtyre fushave.
“Duhet të kuptoni se çfarë po bëni dhe çfarë nuk mund të bëni”, tha ai.
Pasuria e Gates vazhdon të rritet dhe vlerësohet në 139 miliardë dollarë, ndërsa Jeff Bezos dhe Elon Musk e kaluan atë në listën e njerëzve më të pasur në botë në fushën e teknologjisë./arbresh.info/
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...
Takimi i parë i Bordit të Paqes më 19 shkurt: Dy presidentë ...
IKSHPK: Rreziku nga virusi Nipah për Kosovën është i ulët
Analistët optimistë se institucionet e reja krijohen këtë mu...