Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj konsideron se forca jonë kryesore e mbështetjes ushtarake të autoriteteve qendrore dhe lokale, është Garda Kombëtare.
Mehaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë të ditur se sot ishte nder të ishte në mesin e Gardistëve të Kombit, transmeton arbresh.info
“Nder i madh të jesh në mesin e Gardistëve të Kombit, heronjve të luftës dhe paqes, që pandërprerë përballen me rrezikun nga minat dhe mjetet e paeksploduara, nga vërshimet, materialet e rrezikshme, zjarret, ndërtimin e urave e projekteve tjera sfiduese, si dhe në operacione të kërkim- shpëtimit urban, malor e ujor”, ka shkruar Mehaj.
Mehaj poashtu tregoi se i ka përgëzuar për sukseset e panumërta të vitit që shkoi.
“Me ta ndava përgëzimet për sukseset e panumërta të vitit që lamë pas duke ju garantuar më shumë kushte pune, mirëqenie më të lartë, mundësi të reja aftësimi të mëtejmë dhe më shumë pajisje moderne në vitin 2022”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj./arbresh.info/
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...