Klubi spanjoll, Real Madridi mendon se mund të blejë të dy superyjet e futbollit evropian, Kylian Mbappe dhe Erling Haland, këtë verë.
Los Blancos janë duke zhvilluar një super-sezon, duke qenë lider absolut në La Liga dhe kanë kaluar nga vendi i parë në raundit eliminator të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, drejtuesit e klubit madrilen ende mendojnë të përforcohen dhe këtë synojnë të bëjnë në afatin kalimtar të verës, pasi ky dimëror nuk duket se iu ofron aq shumë zgjidhje.
Sipas mediumit të njohur ESPN, Real Madridi po synon të lëvizë gjatë verës për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Borussia Dortmund, Haaland.
Mbappe thuajse iu bashkua Los Blancos nga PSG në verën e vitit 2021, por asnjë ofertë nuk u pranua nga klubi francez dhe ai pritet të kalojë si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit aktual.
Real Madridi gjithashtu mendon se do të jetë në gjendje të mund konkurrencën e disa prej klubeve elitare evropiane për të nënshkruar me yllin e Dortmundit.
Izraeli dhe Libani bien dakord për zbatimin e armëpushimit, ...
Horoskopi i datës 4 qershor, e enjte
Trump tregon se kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit
Moti sot me shi
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...