Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur për një pakt mes Kosovës dhe Kroacisë mbrëmë.
Ky “pakt”, Vuçiq tha se është i dukshëm, ndërsa e akuzoi Kosovën se po dëshiron të shkaktojë tensione.
“Çfarëdo që të bëjmë, më thonë që po mashtroj dhe se po bëj gjithçka kundër tyre. Sa i përket Prishtinës e Zagrebit, është një pakt krejtësisht i dukshëm, nga mediat, deri te ai financiar dhe i sigurisë. Nuk është ndonjë befasi. Ka njerëz që mendojnë se vetëm një Serbi inekzistente është Serbi e mirë. Nuk ekziston për ta një Serbi që është mjaftueshëm e vogël. Dhe ata mendojnë se të gjithë paraardhësit e mi kanë qenë më të mirë”, tha Vuçiq.
Presidenti serb tha se “është logjike” që Zagrebi t’i lavdërojë paraardhësit e tij.
“Unë do të isha një lider i madh botëror nëse do ta lija Serbinë të shkelte dhe vendi ynë të shembet. Por nuk do ta bëj. Prandaj ju shihni nervozizëm tek ata, veçanërisht sepse ne i kapim ata për sa i përket PBB-së. Ju kujtohet që ata akuzuan së fundmi. me rrahjen e te burgosurve ne Petrinje dhe asnjehere ne jeten time nuk kam qene aty, sulmet e reja ne media do te nisin se shpejt”, tha ai, raporton B92.
Ai refuzoi të komentojë deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili tha dje se Serbia duhet të ndryshojë më shumë për ta arritur marrëveshjen përfundimtare.
Por Vuçiq pati komente për paralajmërimin e kryeministrit Kurti se nuk do të lejohet mbajtja e referendumit serb në Kosovë.
“Çfarë do të bëjnë, a do t’i çojnë në qendrat e votimit me tanke, dmth pasi nuk i kanë, me mjete të blinduara, nuk e kuptoj se pse u pëlqen të shkaktojnë tensione, është puna jonë të jemi me njerëz, ruani paqen dhe respektoni Kushtetutën tonë”, tha ai./express/
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...