Sot janë bërë 30 vite që nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.
Pas një rezistence të fuqishme të familjes Jashari, forcat serbe u detyruan të tërhiqen.
Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën.
Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.
Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.
Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa, përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...