Dy tërmete me magnitudë mbi 5 të shkallës Rihter goditën Kretën.
Pas një tërmeti prej 5.7 ballë të shkallës Rihter që tronditi Kretën gjatë natës, epiqendra e të cilit ishte në det jo shumë larg ishullit më të madh grek, një tërmet i ri me magnitudë 5.2 u regjistrua në orën 17:47, njoftoi Instituti gjeodinamik i Greqisë.
Sipas Reuters, ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti i mbrëmjes së sotme u ndje edhe në disa qytete egjiptiane, thanë autoritetet atje, transmeton telegrafi.
Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik në Kretë, pohoi se “Fatmirësisht, tërmeti ndodhi në det. Zona tashmë është e rënduar nga tërmetet e mëparshme dhe mund të ketë dëmtime në brendësi”.
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...