Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë Hulusi Akar, të mërkurën ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari.
E bashkë me të ishte edhe homologu i tij kosovar Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në Facebook, tha se është një emocion i veçantë kur nga miqtë e Kosovës nderohet sakrifica historike e kombit.

“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bënë nderime pranë Varrit tê Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz. Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar. Ju faleminderit miku ynë, Ministër Akar!”, ka shkruar Mehaj në facebook./arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...