Luis Suarez është më afër largimit nga Atletico Madridi, se sa të rinovojë kontratën.
Marrëveshja aktuale e El Pistoleros me Los Cholchoneros skadon në fund të këtij edicioni dhe sulmuesi e kërkon largimin.
Sipas asaj që raporton gazetari Nicolo Schira, Suarez ka pranuar dy oferta të majme nga liga amerikane, MLS.
Uruguaiani është tashmë i joshur nga ofertat që vijnë nga Amerika dhe me gjasë do të ndryshojë ambient qysh në verën e vitit 2022.
Suarez raportohet po ashtu se ka njoftuar Atletico Madridin se dëshiron të largohet në fund të edicionit.
Në MLS, me gjasë uruguaiani do ta mbyllë edhe karrierën e tij të bujshme, por që nuk përjashtohet edhe ndonjë gjysmë sezoni në vendlindje. /Telegrafi/
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike