Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njofton se sot familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja.
Rama publikoi një video me takimet me banorët pas tërmetit, gjatë kohës që ishin të pastrehë, shtëpitë e dëmtuara dhe më pas banesat e reja.
“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që sot familjet e prekura nga tërmeti në Laç do të nisin të kthehen në shtëpitë e reja, teksa plagët e rënda të tërmetit po shërohen një e nga një, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.
Të tjera familje pritet të futen në banesat e tyre në ditët e fundit të këtij viti. Qeveria ka thënë se i gjithë procesi pritet të përfundojë në pranverën e vitit 2022.
Kuba ndalon furnizimin e avionëve me karburant, thellohet kr...
Vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës
Vdes Qerim Gashi, babai i ish-shefit të AKI-së
Pas reagimit të qytetarëve dhe me inciativën e ambasadës, Ha...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Në Dusseldorf të Gjermanisë, shkolla shqipe feston 18-vjetor...