Mbrëmë një shtëpi në fshatin Saraishtë e Ferizajit, është përfshirë nga zjarri, nga ku dhe ka pësuar lëndime trupore një fëmijë trevjeçar.
Drejtori i Klinikës Emergjente të Prishtinë, Naser Syla për Klankosova.tv ka bërë të ditur se gjendja e fëmijës është shumë serioze dhe është në rrezik për jetë.
Ai tha se fëmija ka pësuar djegie në mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit.
“Një fëmijë 3 vjeçar është lënduar nga zjarri, ka djegie mbi 75 përqind të sipërfaqes së trupit, gjendja është me të vërtetë alarmante dhe e trushtuar. E sollën spitali i Ferizajit, tek ne u trajtua sipas protokolëve të djegies, nga Kirurgu Plastik, pastaj është transferuar në Mjekim Intensiv, për vazhdim të kujdesit të mëtejshëm. Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, u shpreh ai.
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...
Vushtrria e pandalshme, Dinamo shfrytëzon gabimet e rivalëve...
Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari