Mesfushori i AC Milan, Frank Kessie është subjekt i një interesi të madh transferimi nga një numër klubesh, duke përfshirë Tottenham Hotspur dhe Paris Saint-Germain.
Megjithatë, pavarësisht fuqisë tërheqëse të konsiderueshme të PSG-së për sa i përket parave, futbollit të garantuar të Ligës së Kampionëve dhe mundësisë për të luajtur përkrah superyjeve si Lionel Messi, është Tottenhami ai që po udhëheq garën për transferimin e Kessie.
Sipas gazetës italiane “Calciomercato”, Spurs kanë qenë shume proaktivë në përpjekjen për të bindur Kessie të nënshkruajë për ta dhe kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e tij për mundësinë e një transferimi.
Raporti tregon se Kessie do të largohet nga AC Milan, pavarësisht se është jashtëzakonisht i lumtur në klub, i cili aktualisht është në vendin e dytë në Serie A. Kjo për shkak se të dy palët janë disi të ndryshme në vlerësimet e tyre financiare për marrëveshjen e kushteve të reja, me Milanin që beson që ata kanë bërë më të mirën e mundur për të përmushur kushtet e mesfushorit./Arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...