Viti 2021 ka qenë padiskutim një vit i paharrueshëm për Karim Benzema. Në moshën 34-vjeçare, sulmuesi francez ka përjetuar vitin e tij më të mirë në karrierë dhe këtë e tregojnë jo vetëm statistikat, por edhe paraqitjet e tij në fushën e blertë.
Sulmuesi i Realit të Madridit ka shënuar plot 47 gola në këtë vit kalendarik, si asnjëherë më parë në karrierën e tij.
Benzema, që u rendit i katërti në klasifikimin e Topit të Artë, ka udhëhequr Realin në krye të LaLigas dhe është golashënuesi i kampionatit me 15 gola të shënuar deri tani.
Në vitin 2021 sulmuesi është rikthyer në skuadrën kombëtare dhe me Francën arriti që të fitojë Nations League, pas dështimit në Kampionatin Europian.
Liria ka emër: Shtyrja e aktgjykimit në Hagë është zgjatje e...
Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati befason me përgji...
Zgjedhjet e 7 qershorit, Elezi: 18 parti konfirmojnë pjesëma...
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...