PSG nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë nga skuadra e Lorient, që nuk dinte për fitore që tre muaj.
Vendasit ishin në epërsi deri në fund, derisa ishte Mauro Icardi që bëri heroin, shkruan lajmi.net.
Ishte Monconduit që kaloi vendasit në epërsi pas një asistimi të Le Fee në minutën e 40-të.
PSG dominoi shumicën e lojës, mirëpo u vërejt mungesa e Kylian Mbappe dhe Neymar, ngase Leo Messi assesi nuk arriti i vetëm t’i konkretizoi aksionet.
Gjërat për PSG-në u vështirësuan kur Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.
Ndërkohë, krejt në fund ishte Mauro Icardi që shënoi për t’i ndihmuar “Parisienëve” të fitojnë një pikë duke shënuar me kokë në minutat shtesë.
Me këtë barazim, PSG mbetet lider me 46 pikë, derisa Lorient renditët në pozitën e parafundit me 16 sosh.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër