Vlerësohet kontributi i Medreses “Alauddin”, Osmani i ndan mirënjohje presidenciale

18:37 | 22 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Medreseja “Alauddin”, ka shënuar sot 70 vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, u vlerësua lartë kontributi i kësaj shkolle, jo vetëm për mësimin por edhe çështjen kombëtare.

Medreseja “Alauddin” në vitet e 90-ta ishte vend takim për shumë aktivitete që kishin të bëjnë më çështjen kombëtare dhe pavarësinë e Kosovës.

Në shënimin e 70 vjetorit të medreses i pranishëm ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ndihet i nderuar që është pjesëmarrës.

“Që nga viti 1951 që nga funksionimi i medresesë e deri me sot, kanë kaluar nxënës që kanë shërbyer si hoxhallarë, por edhe si krerë shtetëror dhe pozita të mëdha në institucione të shtetit të Kosovës” ka shtuar Kurti, raporton arbresh.info

Kryeministri poashtu ka thënë se populli i Kosovës në 20 vitet e fundit ka arritur të ruaj fenë dhe atdheun.

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, gjatë fjalimit të tij ka theksuar se kjo shkollë më herët, por poashtu edhe tani do të jetë në shërbim të popullit.

Lexo edhe:

Lufta kundër terrorizmit, Kurti citon profetin Muhamed “të ishe mysliman ishte sikur ta mbaje një gacë në dorë”

Myftiu tha se ish-nxënësit e medresesë, kanë shërbyer gjithmonë në favor të shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, përshkak të agjentes së saj të ngjeshur, nuk ka mundur të jetë prezente, por ka dërguar përfaqësues të kabinetit të saj, të cilët kanë përcjellur medaljen presidenciale ” për liri dhe pavarësi” për medresenë “Alauddin” për kontributin e dhënë ndër vite

.

Ndërsa drejtori i medresesë “Alauddin” pas falënderimit të liderëve të ndryshëm të cilët ishin prezent, ka theksuar se Medreseja ishte gjithmonë në shërbim të fesë dhe të atdheut, duke kultivuar hoxhallarë, ushtarë, policë dhe shumë profesione të ndryshme.

Kryetari i AKR-së dhe ish presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në një fjalë rasti ka uruar suksese të mëtutjeshme shkollës së mesme.

“Ju mësimdhënësit , akademiket të këtij tempulli na keni mësuar si të jetojmë si të sillemi më njëri tjetrin si ta duam njëri tjetrin”, tha Pacolli.
Medreseja “Alauddin” poashtu ka edhe 2 paralele të ndara fizikisht në dy komuna të tjera, në Gjilan dhe në Prizren./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale