Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet është njëri ndër emrat që pritet të largohet nga klubi i Barcelonës në afatin kalimtar dimërore në janar.
Sipas “Marca” Tottenhami është skuadra e cila ka shprehur interesim për shërbimet e francezit.
Ndërsa katlaunasit janë të interesuar t’i mbushin arkat e tyre me para për t’i mundësuar trajnerit të tyre, Xavi Herndnandez, për të blerë lojtarë të ri dhe ta këndell skuadrën, shkruan arbresh.info.
Barcelona aktualisht është diskualifikuar nga Champions League ku tashmë gjendet në Europe League.
Katalunasit priten të bëjnë disa transferime të reja, ku kohëve të fundit kanë shprehur interesim për kartonin e Edison Cavanit, i cili është pjesë aktualisht i Manchester United.
Poashtu është raportuar se spanjollët janë të interesuar edhe për Pierre-Emerick Aubameyang i cili nuk është duke kaluar mirë tek skuadra e Arsenalit.
Emri tjetër i përfolur se mund t’i bashkohet katalunasëve është edhe Ferran Torres nga Manchester City.
Afati kalimtar dimëror tashmë është ofruar dhe pritet të ketë shumë transferime nga shumë skuadra të mëdha. /arbresh.info/
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend