Policia e Kosovës ka arrestuar një person në pikën kufitare në Vërmicë, i cili ishte në kërkim.
Sektor Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion, se në Pikën Kufitare në Vërmicë në ora 03:00 është ndaluar një person që ishte në kërkim policor, shkruan arbresh.info.
“Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) 38 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor për një rast ‘’Kanosje’’ ndaj një zyrtari policor që kishte ndodhur me datën 29.11.2021”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund