Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Lansimi i Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës” ka thënë se barazia gjinore nuk ka për qëllim vetëm kuotën gjinore, por është edhe detyrim ligjor.
“Agjenda është ballafaquar me sfida të shumta në zbatimin e legjislacionit. Policia e Kosovës na dëshmon qasjen pro aktive për ta fuqizuar rritjen e grave në siguri. Arritja e barazisë gjinore nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e kuotës gjinore, por është detyrim ligjor për të arritur sundim të ligjit. Kur gratë e raportojnë dhunën, duhet të gjejnë polici mbështetëse, dhe nuk duhet ta ndiejnë veten vetëm”.
Tutje kryeministri tha se përfshirja e grave në institucione ka kthyer ne traditë, por është larg kërkesave që kanë gratë për tu përfshirë në këtë sektorë.
“Përfshirja e grave në institucione ka kthyer ne traditë, por është larg kërkesave që kanë gratë për tu përfshirë në këtë sektorë. Për të angazhuar më shumë gra në këtë sektorë, duhet të përkujdesemi bashkë, që t’i parandalojmë rastet e ngacmimit seksual në punë. Jemi të vetëdijshëm që mungon kujdesi ndaj fëmijëve që i bën të hezitojnë punësimin në institucione”, tha Kurti. /arbresesh.info/

Lexo edhe:
Osmani: Nuk ka sektor të burrave, ka sektor të sigurisë me burra dhe gra
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...