Policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë dhunuar një grua, në rrugën “Nemanjina” në Mitrovicë të Veriut.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në tretman mjekësor, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan arbresh.info
“Dhunim-Rr. Nemanjina, Mitrovicë Veri 19.12.2021-08:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit kanë sulmuar seksualisht-dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore