Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një mesazh këtë të dielë, një ditë pas shkarkimit të Lulzim Bashës me 99% të votave të demokratëve në referendumin e thirrur prej tij.
Mirëmëngjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! sb”, shkruan Berisha.
Berisha bashkë me mbështetësit e tij, pas rezultatit shkuan në selinë blu, por nuk arritën dot të futeshin brenda godines.
Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 Dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare.
Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Kryeministrisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00.
Ndërsa nga ana tjetër në të njëjtën ditë me referendumin u mbajt edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha, ndërsa e injoroi rezultatin e referendumit të Sali Berishës ku rreth 44 mijë demokratë votuan pro shkarkimit të tij.
Lulzim Basha premtoi se të dielën do bëhen publike emrat e 5 mijë 4 delegatëve për të hedhur poshtë akuzat se në Pallatin e Kongreseve kishte më pak ulëse se delegatë të deklaruar.
Problemet e brendshme brenda Partisë Demokratike u thelluan pasi Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD-së, Berishën, pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA-ja. Pas kësaj ngjarje ish-kreu i PD-së nisi mbajtjen e Foltoreve në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa u krijua Komisioni i Rithemelimit të partisë./Top Channel/
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...