Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë rrahur mes vete shkaku i mosmarrëveshjes për një borxh.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:22 në Miradi të Ultë.
“Fsh. Miradi e Ultë, Fushë Kosovë 17.12.2021 – 20:22. Raportohet se pas një mosmarrëveshje lidhur me një borxh, ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Pas tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit është ndalë për tretman të mëtutjeshëm QKUK, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./arbresh.info/
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...