Southamptoni krenohet me Armando Brojën.
Klubi jugor anglez ka postuar dy statuse, në Twitter dhe Instagram, duke lartësuar figurën e sulmuesit shqiptar.
Në të parin, klubi anglez shkruan: “Mbajeni mend këtë emër!” Postim të cilin e ka komentuar me një zemër vetë futbollisti kuqezi.
Starts: 6️⃣
Goals: 4️⃣No player aged 20 or younger has scored more than @armandobroja9 in the #PL this season ? pic.twitter.com/BN7322HNF5
— Southampton FC (@SouthamptonFC) December 18, 2021
Në statusin e dytë, në Instagram, “Shenjtorët” theksojnë faktin që sulmuesi shqiptar është i vetmi 20-vjeçar (ose më i vogël) që ka mundur të shënojë 4 gola në këtë sezon të Premier League-s.
View this post on Instagram
E të mendosh që në vetëm gjashtë raste është aktivizuar titullar.
Golin e parë e shënoi në portën e Leedsit (1-0) më 16 tetor, më pas gjeti rrjetën në barazimin e një jave më vonë, 2-2 përballë Burnley-t.
Instiktin e “bomberit” e shfaqi në ndeshjen e barazuar 1-1 ndaj Brightonit dhe së fundmi kundër Crystal Palace, në transfertë (2-2).
Interesant fakti që Broja sa herë shënon i jep pikë skuadrës së tij. Në total, Southamptoni ka fituar gjashtë pikë falë golave të Brojës.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...