Momente tmerri për futbollistin e Napolit, Adam Ounas.
Sulmuesi 25-vjeçar algjerian, në momentin që po bëhej gati për t’i nisur drejt Milanos, për ndeshjen kundër Milanit, është sulmuar dhe grabitur në banesën e tij nga persona të armatosur.
“Corriere dello Sport” ka rindërtuar skenën e ngjarjes, duke shpjeguar sesi lojtari algjerian u grabit nga dy kriminelë me armë, që u futen me një skuter në garazhin e shtëpisë së tij në Posillipo.
Ounas është detyruar t’u dorëzojë para dhe bizhuteri në një vlerë totale prej 4500 eurosh.
Grabitja ndodhi në momentin e kthimit të tij nga stërvitja e zhvilluar në Castel Volturno.
Banditët kishin planifikuar gjithçka në detaje, duke e sulmuar pikërisht në momentin që do të futej në banesë.
Për shkak traumës së pësuar, Aunas nuk udhëtoi me skuadrën drejt Milanos, për ndeshjes së dielës me “Djallin”.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu