Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 Dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare.
Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Qeverisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00.
Berisha u shpreh se qytetarët do të presin ashtu siç e meriton Aleksandër Vuçiqin.
“Ditën e hënë në ora 16:00 të mblidhemi përpara Kryeministrisë dhe në këtë shesh në protestën e parë kombëtare të shpallur. Duhet ta pranoj, jashtë parashikimit si kohë, por rrethanat dhe zhvillimet e bënë të nevojshme. Sllobodani i ri, ish-gebelsi i Millosheviçit do të pritet ashtu siç e meriton, me protesta, pasi vjen këtu në kuadrin e një projekti të aleancës trilaterale të Beogradit me dy vasalët në Ballkan. Është kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Kjo aleancë është vendosje e hegjemonisë serbe në këtë rajon”, tha Berisha.
Ndër të tjera, Berisha shtoi se do të protestohet edhe për vjedhjen që u është bërë shqiptarëve duke marrë shembull aferën e inceneratorëve./tvklan.al/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...