Një shpërthim në një bankë në qytetin jugor të Pakistanit, Karaçi, ka lënë të vdekur të paktën 14 persona, thotë policia.
Sipas BBC, shumë të tjerë pësuan lëndime nga shpërthimi, që besohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi nga kanali i ujërave të zeza.
Dëshmitarët thanë për mediet lokale se shumë njerëz përfunduan në rrënoja. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan dritaret dhe dyert e shpërthyera në ndërtesën e Habib Bank; automjetet e dëmtuara dhe dokumentet e shpërndara nëpër rrugë.
“Ekipet tona janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë natyrën e shpërthimit”, tha oficeri i policisë Sarfaraz Nawaz./telegrafi/
Pak orë para shortit të Kosovës, Ademi në Bruksel takohet me...
Përfundon me Veselin, radhën e ka mbrojtja e Selimit
Mbappe në dyshim për ndeshjen me Real Sociedadin
“Kadri Veseli të shpallet i pafajshëm” – përfundojnë fjalët ...
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...