Në ditët e ftohta të dimrit nuk ka asgjë më të mirë se një supë e ngrohtë. Receta e ditës së sotme nga është e lehtë për t’u gatuar, e shijshme dhe e ngrohtë për ditët e ftohta.
Koha e përgatitjes së supës franceze është vetëm 30min.
Përbërësit:
¼ gota ujë
1 qepë të verdhë
4 gota lëng mish viqi
½ filxhana të copëtuar djathë mocarella
2 feta bukë gruri
Përgatitja:
Uji hidhet në një enë të mesme. Qepa ndahet në feta të vogëla dhe e vendosni në ujë. Uji me qepën qëndrojnë në zjarr deri sa të jetë zier qepa. Pastaj shtoni lëngun e mishit. Uji me lëngun e mishit të viqit duhet të qëndrojnë në zjarr për 15 min. Pastaj, supën e vendosni në një enë sikurse në foto, shton bukën e grurit dhe djathin mocarrella, ndërsa më pas vendosni në furrë të qëndrojë për pak minuta, deri sa të shkrihet djathi. Për dekor mund të vendosni edhe pak majdanoz. Ju bëftë mirë! /Gazeta Blic
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...