Më në fund, Carlo Ancelotti ka vendosur t’ia japë një shans Eden Hazardit.
Ai ka konfirmuar në konferencë për media se Eden do të jetë në fushë nga minuta e parë në Santiago Bernabeu kur Real Madridi të presë të dielën Cadizin.
“HAZARD do të jetë titullar. Jo për shkak të mungesave, por për shkak se është stërvitur mirë dhe meriton të luajë”, u shpreh Ancelotti.
Për më tepër, Ancelotti dhe sinjale se Hazard, që nuk ka luajtur shumë këtë edicion, ka shanse të mira që në vitin 2022 të ndryshojë situatën e tij.
“Kam preferuar Rodrygon dhe Asension para tij, por Hazard i ka të gjitha për të bërë një pjesë të dytë të sezonit shumë të mirë”.
Derisa i pyetur për Karim Benzeman që është stërvitur vetëm të shtunën me ekipin, Ancelotti tha se është mirë dhe se do të luajë të dielën.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...