Palermo ka qenë viktima e radhës e Juventusit në Serie A. Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-0 në udhëtimin në Stadio Renzo Barbera.
Ekipi vendas arriti që gjatë fraksionit të parë ta mbante kundërshtarin larg porte, ndërkohë që mysafirët ishin të paqartë në ndërtimin e aksioneve të tyre.
Kur gjyqtari dha shenjë që skuadrat të shkonin në pushim, rezultati ishte i paprekur (0-0).
Angazhimi i fazës ofensive të Bianconerëve ishte më i mirë në gjysmën e dytë dhe goli i avantazhit erdhi shumë shpejt.
Dybala dërgoi një harkim të mirë në zonë dhe Mario Mandzukic kërceu për të shënuar me kokë (54’).
Në vazhdim të lojës, bardhezinjtë patën edhe rastet të tjera, ndërsa goli i dytë erdhi nga kush nuk pritej – Stefano Sturaro pranoi një top nga Pogba dhe e mposhti portierin vendas (89’).
Pas kombinimeve me Moratan, Simone Zaza e shënoi edhe golin e tretë të mysafirëve (90’+3).
Juventusi tash është në vend të pestë në tabelë me gjashtë pikë prapa liderit Inter që të hënë zhvillon kryendeshjen ndaj Napolit
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...