SHBA-ja ka vendosur në listën e zezë 8 kompani kineze të teknologjisë për ndjekjen fetare të pakicave në Kinë, tha Departamenti i Thesarit në një deklaratë të enjten, transmeton Anadolu Agency.
“Këto 8 entitete mbështesin në mënyrë aktive mbikëqyrjen biometrike dhe ndjekjen e pakicave etnike dhe fetare në Kinë, veçanërisht të pakicës muslimane ujgure në Xinjiang”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Thesarit.
Shtetasve amerikanë do t’u ndalohet të blejnë ose të shesin letra me vlerë që tregtohen publikisht të lidhura me kompanitë.
Subjektet përfshijnë Cloudwalk Technology Co., Ltd.; Dawning Information Industry Co., Ltd.; Leon Technology Company Limited; Megvii Technology Limited; Netposa Technologies Limited; SZ DJI Technology Co., Ltd.; Xiamen Meiya Pico Information Co., Ltd. dhe Yitu Limited.
“Veprimi i sotëm nxjerr në pah se si kompanitë private në sektorët e teknologjisë së mbrojtjes dhe mbikëqyrjes së Kinës po bashkëpunojnë në mënyrë aktive me përpjekjet e qeverisë për të shtypur anëtarët e grupeve të pakicave etnike dhe fetare”, tha Brian E. Nelson, nënsekretar i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.
Aksidenti tragjik, pezullohen nga detyra krerët e Policisë s...
Irani paralajmëron se ‘çdo ushtri e huaj do të sulmohe...
Edhe 3 ditë afat për partitë që të konfirmojnë pjesëmarrjen ...
254 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes në Feriza...
Rama mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Europian: Një ...
Përmirësohet gjendja e 8-vjeçarit të plagosur nga aksidenti ...