Dimitar Kovaçevski është zgjedhur pasardhësi i Zoran Zaevit në postin e kryetarit të LSDM-së pas zgjedhjeve brenda partisë të mbajtura të dielën.
Ky ishte rezultati në gjithsej 193 vendvotime. Kovaçevski ka pasur një epërsi bindëse ndaj kundërshtarëve Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.
Të drejtën e votës në zgjedhjet e parakohshme brenda LSDM e kanë shfrytëzuar 43 469 anëtarë. Votimi përfundoi në orën 19.00. Pas daljes së rezultateve Kovaçevski, falënderoi të gjithë ata që votuan dhe përgëzoi kundërshtarët e tij për pjesëmarrjen.
“Shokë, sonte LSDM është fituese. Sonte LSDM mbajti edhe një leksion nga demokracia. Të gjithë mund të festojmë zgjedhjet e suksesshme, por nga nesër duhet të përveshim mëngët dhe t’i shkojmë punës,” – tha Kovaçevski
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...