Reshjet e dëborës që ranë gjatë mbrëmjes së të shtunës në Korçë kanë krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve në disa segmente rrugore. Rrugët nacionale të juglindjes janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet normalisht.
E kalueshme me zinxhirë është vetëm rruga Boboshticë-Dardhë ku trashësia e borës ka shkuar në 70 centimetra.
Autoriteteti Rrugor apelon që mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë për të kaluar në këtë segment. Në rrugën drejt Voskopojës ku ka rënë mbi 15 cm borë qarkullohet pa probleme.
Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji disa fshatra në Moglicë dhe Gore të Bashkisë Maliq. /tvklan.al
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë