Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetet Fatmire Mulhaxha Kollçaku, Fitore Pacolli dhe këshilltaren Arbenita Mjekiqi, ka pritur sot në takim Mirjana Spoljaric Egger, Ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherësh ndihmës administratore e UNDP dhe Drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura (CIS), e cila shoqërohej nga Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP në Kosovë, Tahmina Anvarova, specialiste e Strategjisë dhe Partneriteteve të UNDP në RBEC dhe Marta K. Gazidedën, zëvendëskordinatore e programit të UNDP në Kosovë, transmeton arbresh.info.
Në takim, ndër të tjera, u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe UNDP-së, si dhe për planet dhe projektet e ardhshme që pritet të realizohen. Gjithnjë në frymën e forcimit të partneritetit, u shtrua nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit të Kuvendit me parlamentet e vendeve tjera, në veçanti për zhvillim të qëndrueshëm dhe fusha të tjera në interes të vendit.
Me këtë rast, Egger konfirmoi përkushtimin e UNDP për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me institucionet e Kosovës.
Tutje Konjufca, pasi vlerësoi lart rolin mbështetës të UNDP-së në përmbushjen e objektivave të përbashkëta, shprehu njëkohësisht gatishmërinë për bashkërendimin dhe thellimin e partneritetit të ndërsjellë./arbresh.info/

OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell