Izolimi i katërt kombëtar në Austri si pasojë e pandemisë, do të përfundojë të dielën por në izolim do të mbesin qytetarët e pavaksinuar, njoftoi kancelari i shtetit më 8 dhjetor.
Kancelari, Karl Nehammer tha se përfundimi i izolimit do të nënkuptojë hapje shumë të kujdesshme, duke nënkuptuar se disa masa, sikurse bartja e maskës në transport publik, brenda dyqaneve apo hapësira publike, do të mbetet në fuqi edhe për të vaksinuarit ose ata që u shëruan nga COVID-19.
Po ashtu në vend do të hyjë në fuqi ora policore nga ora 23 për restorantet dhe numri i njerëzve që do të lejohen të ndjekin ngjarjet kulturore do të jetë i limituar.
Masa më të ashpra do të zbatohen varësisht nga rajonet sidomos ato të prekura më shumë nga pandemia, shtoi Nehammer.
Ai theksoi se qytetarët e pavaksinuar do të mund të përfundojnë izolimin menjëherë pasi të marrin vaksinën, por pranoi se “ka shumë punë që të bindën ata të cilët ende nuk janë vaksinuar”.
“Izolimi për të pavaksinuarit vazhdon. Po ashtu e kuptoj që njerëzit të cilët prekën nga kjo ndihen të zemëruar”, tha Nehammer para gazetarëve.
“Njëkohësisht ekziston oferta e shkencës, sepse duke u vaksinuar këto telashe përfundojnë dhe mund të gëzojmë lirinë e përbashkët për të gjithë”, tha ai.
Austria ka përqindje relativisht të ulët të vaksinimit në Evropën Perëndimore me vetëm 67.7% të të vaksinuarve. Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar për disa ditë rresht në Austri kundër izolimit dhe detyrimit për vaksinim./tch
Sot nis aksioni për largimin e mbetjeve vëllimore në kryeqyt...
Amir Rrahmani flet për Napolin: Shtëpia ime e parë nuk është...
Niset grupi i dytë i haxhilerëve nga Kosova
Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Veselit dhe Krasni...
Sonte Finalja e Madhe e Eurovision 2026, Alis do të ngjitet ...
“The Times”: Shqipëria hyn në hartën e destinacioneve të kon...