Forcat ajrore të Indisë thonë se shefi i ushtrisë në vend, gjenerali Bipin Rawat, gruaja e tij dhe 11 të tjerë humbën jetën të mërkurën në një përplasje helikopteri në shtetin jugor të Tamil Nadu.
Sipas medieve të huaja, në një postim në Twitter thuhej se përplasja e helikopterit “rezultoi në një aksident tragjik”.
Në këtë përplasje një oficer i forcave ajrore, kapiteni i grupit, Varun Sing, mbijetoi dhe po trajtohet në një spital ushtarak.
Transmetuesi publik Prasar Bharati tha se helikopteri Mi-17V5 ishte duke u nisur nga një bazë e forcave ajrore për në kolegjin e shërbimeve të mbrojtjes ushtarake kur u rrëzua pranë qytetit Coonoor, një stacion kodrinor në Tamil Nadu.
Arsyeja e rrëzimit ende nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/
#WATCH | Latest visuals from the spot (between Coimbatore and Sulur) where a military chopper crashed in Tamil Nadu. CDS Bipin Rawat, his staff and some family members were in the chopper. pic.twitter.com/6oxG7xD8iW
— ANI (@ANI) December 8, 2021
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë