Policia e Kosovës, përkatësisht njësia e Njësia Task Forcës e Policisë Kufitare, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra ku edhe ka konfiskuar mallin.
Sipas PK-së është identifikuar një veturë të cilën e drejtonte shtetasi nga Kosova, Sh.M, i cili në Kosovë kishte hyrë nga Maqedonia Veriore.
“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 18:35 në fshatin Komogllavë – komuna e Ferizajt. Gjatë kontrollit janë gjetur 2040.00 kg. mjaltë (sipas vlerës së tregut mbi 20000 Euro), dy (2) aparate të kafes sipas faturës përcjellëse (271 Euro) dhe mallrat tjera: kafe, filtër i kafes, si dhe gjera tjera përcjellëse sipas faktuarve përcjellëse vlera e tyre e përgjithshme tre mijë e treqind e tridhjetë e tre Euro (3333 euro)”, thuhet në komunikatë..
Me rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje.
Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës./arbresh.info/



Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...