Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një telegrami ka ngushëlluar familjen Zejnullahu, për ndarjen nga jeta të Sabit Zejnullahut.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit.
Kryeministri Kurti e ka veçuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut e cila e mishëruar në prindin kombëtar i dha Kosovës një hero të kombit.
“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do kujtojmë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombin./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron