Varianti Omicron i koronavirusit (COVID-19) është regjistruar zyrtarisht në Kroaci, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Instituti “Ruxher Boshkoviq” (RBI) thonë se pasi Instituti Kroat i Shëndetit Publik njoftoi se prania e koronavirusit Omicron dyshohej tek një pacient në Kroaci, mund të konfirmohet se ishte potencialisht pozitiv në virusin SARS-CoV-2 në kuadër të testit PCR.
“Personi i cili i është nënshtruar testit kishte shprehur dyshimin për mundësinë e infektimit me variantin Omicron, për shkak të kontaktit me një person nga Republika e Afrikës së Jugut”, tha Instituti.
Mostra u dërgua për përpunim të mëtejshëm në Laboratorin për gjenomikë të avancuar të RBI-së.
“Analiza RT-PCR tregoi disa mospërputhje në krahasim me variantet e tjera të koronavirusit. Analiza e mëtejshme e synuar duke renditur rajonet kryesore të gjenomit SARS-CoV-2 tregoi praninë e mutacioneve karakteristike të variantit të ri Omicron SARS-CoV-2”, tha Instituti “Ruxher Boshkoviq”.
Instituti Kroat i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë janë informuar për rezultatet dhe pritet konfirmimi zyrtar i tyre.
Ata gjithashtu theksojnë se duhen 72 orë për të marrë rezultatin përfundimtar.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...