Mbrëmë rreth orës 17:30, një autobus ka marr flakë në Fushë Kosovë, shkruan arbresh.info.
Sipas raportit të policisë, djegia e autobusit ka ndodhur në rrethana ende të panjohura për policinë, por që nuk ka pasur të lënduar.
“Zona Industriale, Fushë Kosovë 03.12.2021 – 17:31. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi në zjarr një autobus, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar’, thuhet në raportin e PK-së.
Për arbresh.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar lajmin.
“Rreth orës 17:30, është raportuar se në zonën industriale në Fushë Kosovë, një autobus është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”.
Tutje Borovci tha se nuk raportohet për të lënduar, përderisa po trajtohen rrethanat e ngjarjes./arbresh.info/
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...