Gjyshet tona në natyrë kërkonin përbërës për t’i ndihmuar kur bëhej fjalë për kujdesin e flokëve
Kamomili dhe limoni janë përbërës të shkëlqyer për shkëlqimin e flokëve, prandaj janë pjesë e shumë produkteve për kujdesin e flokëve.
Nëse dëshironi të freskoni flokët në mënyrë natyrale, atëherë bëni një tretësirë me bazë kamomili dhe limoni, i cili do të rigjenerojë flokët tuaj në një kohë të shkurtër.
Kamomili ushqen flokët dhe qetëson skalpin e irrituar të kokës dhe mund të shkëlqejë ndjeshëm ngjyrën me disa nuanca.
Nga ana tjetër, limoni është një aleat i shkëlqyeshëm kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve, sepse i zbut flokët, mundëson formësim më të shpejt dhe u jep një shkëlqim natyral.
Duhet të shtrydhni lëngun e një limoni dhe ta përzieni me një filxhan çaj kamomili. Fërkojeni tretësirën në rrënjë, më pas në flokë përgjatë gjithë gjatësisë së tyre përpara se t’i lani.
Lëreni të qëndrojë dhe më pas shpëlajini.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...