Në ShSKUK në trajtim janë 40 pacientë me COVID-19

11:14 | 3 Dhjetor 2021
F.T

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 40 pacientë për Covid-19.

Sipas njoftimit, 15 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19, teksa 25 pacientë të tjerë janë duke marr trajtim pas Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 10  pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient në mjekim intensiv, kurse në mjekim intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni.

Njoftimi i plotë:

Bazuar në raportimet e datës 3 dhjetor  2021 nga klinikat Covid në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë janë 40 pacientë, prej tyre 15  të konfirmuar si Covid-19 dhe 25  të tjerë që po marrin trajtim mjekësor pas Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 10  pacientë, kurse në kujdes intensiv  në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient.në mjekim intensive, kurse në mjekim intensive të Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 8  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22  pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1  pacient me maskë oksigjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 5  pacientë

Spitali i Ferizajt, 1  pacient /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale