Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) ka miratuar vaksinën kundër koronavirusit të Pfizer/BioNTech për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç.
Fëmijët e kësaj grupmoshe duhet të marrin një të tretën e dozës së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.
Sipas këshillës së agjencisë, ata do të marrin dy doza të vaksinës me një distancë prej tre javësh.
Edhe pse simptomat e Covid-19 janë dukshëm më të lehta te fëmijët, AIFA vuri në dukje se vaksinimi ishte ende i dobishëm sepse u lejon atyre të shkojnë në shkollë dhe të marrin pjesë në aktivitete, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre.
Sipas të dhënave të disponueshme vaksina ka rezultuar shumë efektive dhe e sigurt.
Në Itali, rreth 87.55 përqind e njerëzve mbi 12 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 deri më tani.
Dje, autoritetet raportuan rreth 15 mijë e 100 infeksione të reja me koronavirus dhe pak më shumë se 100 vdekje brenda një dite./atsh
PS kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklaratë kundër gjykimit...
Kush përfiton nga paga e 13-të? Murati jep detaje
Grabitje e armatosur në një bankë në Tiranë
Gjykata merr vendim për nëntë persona të dyshuar për keqpërd...
Dhuna në protestë/ Prokuroria e Tiranës do referojë në SPAK ...
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë