Emërimi i trajnerit gjerman, Ralf Rangnick në stolin e Manchester United pritet të sjellë ndryshim rrënjësor në qasjen e klubit anglez në merkaton e futbollistëve.
Trajneri, 63-vjeçar do të jetë në stolin e “Old Trafford” deri në fund të sezonit, më pas do të marrë postin e drejtorit sportiv të klubit.
Sido që të jetë, në të dyja pozicionet do të thotë fjalën e fundit kur vjen puna për blerjen e lojtarëve.
Objektivi i tij i madh për sezonin e ardhshëm është sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland. Për të arritur nënshkrimin me talentin e madh norvegjez, sipas “Bild”, Manchester United po përgatit një ofertë prej 118 milionë eurosh.
Mbërritja e Rangnick është parë në Angli dhe Gjermani si një lëvizje strategjike e “Djajve të Kuq” për të nënshkruar me Haaland, pasi trajneri gjerman mban një miqësi të madhe me Alf-Inge, babain e sulmuesit të Dortmundit, por ai ishte gjithashtu një nga zbuluesit e norvegjezit, pasi e mori fillimisht te Salzburg, para se të bashkohej me RB Leipzig.
Prania e Rangnick në “Old Trafford” i jep Manchester United një avatazh të caktuar, por klubi anglez duhet të jetë i përgatitur për të konkurruar gjigantë të tjerë evropianë si Manchester United, PSG apo Real Madrid./Arbresh.info
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...