“Deri para disa ditësh nuk e dija se pjesa nga “Struma” ku ndodhi aksidenti i rëndë i autobusit nuk është autostradë, por një rrugë e zakonshme, e gjerë ndërqytetëse. Me sy të lirë të gjithë shohim një rrugë të mirë. Por nuk mund t’i ndjej të metat e saj”, deklaroi për “Alo Bulgaria” ministrja rajonale Violeta Komitova me rastin e inspektimit të pjesës Dragiçevë – Dollna Dikanja, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
“Rruga nuk ka akt 16, sepse nuk kanë përfunduar procedurat e shpronësimit. Sipas projektit, kjo është rruga E-79, me shpejtësi maksimale 90 km/orë. Kjo nuk është autostradë”, shtoi ministrja duke iu përgjigjur pyetjes se pse është rritur shpejtësia në këtë seksion në 120 km/orë.
Sipas Komitovës, inspektimi rrugor duhet të jetë një proces sistematik që do të marrë parasysh zonat e rrezikshme dhe vendet me defekte, në mënyrë që ato të riparohen./telegrafi/
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale