Klubi italian, Juventus ka konfirmuar lëndimin e lojtarit, Federico Chiesa.
Chiesa pritet të jetë jashtë fushave të gjelbërta deri pas krishtlindjeve.
Italiani është lënduar gjatë ndeshjes kundër Atalantës, ku “Zonja e Vjetër” ka shënuar fitore me rezultat 1-0.
Një deklaratë thekson se Chiesa u diagnostikua me një çarje të shkallës së ulët në bicepin e femurit në kofshën e majtë.
Rikthimi i tij parashikohet pas pushimit të Krishtlindjeve, që do të thotë se ai do të jetë jashtë për më shumë se një muaj.
juventus aktualisht gjendet në vendin e 8 -të në tabelën e Serie A, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plotë 21 pikë.
Ndërsa në Ligen e Kampioneve, në ndeshjen e fundit kanë pësuar humbje ndaj Chelseat me rezultat 4-0. /arbresh.info/
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...