Manchester United thuhet se mund të ndryshojë planet e tyre të transferimit në mënyrë që të mos humbasë transferimin e sulmuesit të Fiorentinës, Dusan Vlahovic.
Reprezentuesi serb është një nga talentët e rinjë më të mëdhenjë në Evropë, pasi ka shënuar 28 gola mbresëlënës në 38 ndeshje këtë vit kalendarik, duke bërë që disa klube të mëdha të ngrihen dhe të interesohen për të.

Manchester United është së bashku me rivalët e Premier League, Arsenal, Tottenham dhe Neëcastle në mbajtjen e kontrolleve të afërta me Vlahovic, i cili ka një çmim të kërkuar prej rreth 55 milionë funte, sipas “Daily Mail”.
Raporti thekson se prioritetet aktuale të Man United janë një mesfushor dhe një mbojtës i djajthtë, por ata mund të konsiderojnë t’i bashkohen garës për Vlahovic vetëm që të mos humbasin një talent të madh.
21-vjeçari me siguri mund të ketë një ndikim të menjëhershëm në “Old Trafford”, me Cristiano Ronaldon dhe Edinson Cavanin e moshuar që nuk ka gjasa të jenë opsione veçanërisht afatgjate.
Arsenalit nga ana tjetër, i duhet edh emë shumë një nënshkrim si ky, veçanërisht me Perre-Emerick Aubameyang që duket jashtë formës për një kohë dhe me Alexandre Lacazzete që i afrohet fundit të kontratës./Arbresh.info
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq